0

Një grua me origjinë shqiptare nga Kosova humbi jetën nga tërmeti tragjik në Izmir, ndërsa djali i saj është në gjendje të rëndë për jetën.

Besmira Bylykbashi, që studion dhe jeton prej disa vitesh në Izmir rrëfeu për Abcnews. al se Nazmiye Doğrayan 62-vjeçe dhe djali i saj u gjetën pas 24 orëve nga kërkimet.

Por vetëm djali kishte arritur të mbijetonte.

“Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën” tha ajo.

Vdekjen e gruas nga Kosova më herët e konfirmoi edhe ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo.

SHPËRNDAJE