0

Kjo është Zonja e Parë në detyrë, bashkëshortja e Glauk Konjufcës.

Glauk Konjufca është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës me 69 vota pro.

Ai njëkohësisht është edhe ushtrues detyre i presidentit të vendit.

Kjo bën që vendi të ketë, të paktën për kohë të shkurtër, edhe u.d. të Zonjës së Parë të Kosovës.

Konjufca është i martuar me Emira Bajqinca-Konjufcën, e cila është edhe fytyrë e njohur për publikun kosovar pasi më herët ka ushtruar rolin e aktores.

Ajo ka qenë pjesë e serialeve, filmave vendorë e edhe e këngëve për fëmijë.

Ndërsa, aktualisht, u.d. e Zonjës së Parë është asistente në Fakultetin Filologjik, dega e Gazetarisë.

SHPËRNDAJE