Valon e Jusuf Rrahimi, babë e bir nga Podujeva, brenda dy ditësh, kanë humbur betejën me virusin COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook.
“Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shëndrruar në armik vdekjeprurës”.
Postimi i plotë i Rudarit:
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahmi nga Podujeva.
Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shëndrruar në armik vdekjeprurës.
Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve.
Shfrytëzoj nga rasti dhe u bëj apel të gjithë qytetarëve të Podujevës, t’i përfillin masat mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga rreziku që paraqet ky virus.
Ju lutem shumë mbani maskën, kujdesuni për higjienën dhe shmangni në maksimum daljet e panevojshme!”, ka shkruar Rudari.
Ndryshe, me masat e reja të aplikuara nga java e kaluar, Podujave është futur në Zonën e kuqe-me rrezik të larte të infeksionit, ku bëjnë pjesë komunat që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100, 000 banorë brenda javës.