0

Lufta për jetë kundër koronavirusit në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK.

Mjekimi Intensiv Qendror Covid në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është fronti kryesor ku luftohet për jetë kundër koronavirusit.

Gjatë ditës së djeshme gazetari i Gazetës Shneta Bujar Vitija, ka realizuar një storje brenda kësaj njësie së bashku me anesteziologun dhe intensivistin Dr. Gazmend Spahija.

Spahija ka treguar për gjendjen e rëndë të 16 pacientëve të cilët po trajtohen në këtë njësi. Ai ka thënë se Covidi po vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda tek pacientët, qoftë edhe tek ata të cilët nuk vuajnë nga sëmundje tjera kronike.

Spahija ka bërë të ditur se në intensivë po aplikohet bari Remdesivir si terapi antivirale për Covid.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes nga sëmundja e koronavirusit, pasi pasojat shëndetësore po vazhdojnë të jenë të njëjta sikurse në muajt e kaluar. Ai ka thënë se problemet më të mëdha Covidi po i shkakton në sistemin respirator.

SHPËRNDAJE