
‘Nihan’ lë serialin për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ja kush do ta zëvendësojë.
Neslohan Atagul është për momentin një prej aktoreve më të përfolura turke.
Aktorja tani po përballet me një sëmundje që e bëri t’i ndërprejë të gjitha aktivitetet e saj artistike për t’iu përkushtuar shëndetit, përcjell ORAinfo.
Atagul u detyrua të heqë dorë edhe nga seriali ‘Seffirin Kizi’, i cili është një prej serialeve më të shikuara të momentin në Turqi.
E në vend të saj, rolin e nares do ta luajë aktorja shumë e njohur turke, Tuba Buykustun.