0

Bora fillon të zbardhë Kosovën, Abrashi tregon si është gjendja e rrugëve.

Bora ka nisur të mbulojë mbrëmjen e sotme të gjithë territorin e Kosovës.Por fatmirësisht të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale janë të kalueshme.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se rrugët janë duke u mirëmbajtur 24 orë.

“24 orë mirëmbajtje të gjitha rrugët e Kosovës. Auto-udhët, rrugë rajonale dhe nacionale janë të kalueshme dhe po pastrohet bora në ato vende që ka pasur të reshura’, ka shkruar Abrashi ai.

SHPËRNDAJE