
Arjola Demiri është aktore shumë e dashur për publikun.
Ajo u bë e njohur si ‘Xhbanja’ në serialin “O sa mirë”, shkruan ORAinfo.
‘Xhbanja’ edhe pse në rolin e saj ajo është një vajzë burrërorë, në jetën reale Ajola është një femër shumë atraktive dhe në formë, edhe përkundër faktit se është nënë e tre fëmijëve.
Arjola është mjaftë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime të shumta dhe nga më të ndryshmet.
Sot përmes një postimi ajo ka treguar se ka qenë e ftuar në një emision në të cilin ka shkuar me një pamje prej zonjë të vërtetë./ORAinfo/