0

Violetë Kukaj ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja Violetë Kukaj këtë fundvit është shumë aktive me projekte të reja muzikore.

Artistja, me anë të disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram, ka bërë të ditur se projekti i saj i ri po vjen shumë shpejt.

“Se shpejti projekti me i ri … 🎥”, ka shkruar ajo, teksa nuk preferoi të japë më shumë detaje rreth kësaj kënge.

Në atë postim, artistja ndau disa fotografi nga prapaskenat e klipit, ku duket në formë shumë të mirë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Violetë Kukaj është “Boni Mashallah”, këngë kjo e shoqëruar edhe me klip.

SHPËRNDAJE