
Ja si dukej Vesa Luma para se të bëhej e famshme.
Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka publikuar fotografi nga sesioni i parë i saj para aparatit profesional, të cilat i ka bërë kur ka qenë sa mosha e djalit të saj, Lianit. Vesa ka thënë se fotografia ka qenë për një vëllim librash shkollor.
“Debutimi im i parë. Nuk e di sa vjeçe mund të kem qenë, ndoshta sa Liani tash, kur babi më mori të bëjë sesionin e parë para aparatit profesional, nuk ia kisha idenë pse po fotografohesha aq më pak për një vëllim librash shkollor, por e deshta kamerën dhe si duket me deshti edhe ajo mua”, ka shkruar Vesa në Instagram.
Kujtojmë se “Spaska qenë e shkrume” është projekti i fundit muzikor nga Vesa Luma në bashkëpunim me Denik Prizrenin.
Ndryshe, këngëtarja tash e një kohë jeton në Zelandën e Re së bashku me familjen e saj.