0

COVID-19 ia merrë jetën mjekut të njohur të estetikës në Kosovë.

Coronavirusi i ka marrë jetën mjekut të njohur të estetikës në Kosovë, Nijazi Ahmeti. Lajmin për vdekjen e doktorit Ahmeti e ka bërë të ditur në “Facebook” miku i tij, Naim Dedushaj.

Ahmeti që disa ditë është infektuar me COVID-19 , përderisa ditëve të fundit i është keqësuar gjendja e tij shëndetësore.

Ai ka qenë mjek shumë i njohur i estetikës në Kosovë, ku shumica e VIP-ave kanë bërë ndërhyrje te ai. Ahmeti ka qenë me profesion dermatovenerolog.

SHPËRNDAJE