0

Disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti është një nga personat më të njohur kosovarë në fushën e modelimit.

Valdrini është bërë baba i një vajze për herë të parë në muajin prill.

Valdrini dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani kanë vendosur që vajzën e tyre ta pagëzojnë me emrin, Bella.

Por, sa i përket publikimit të fotografive të vajzës, Valdrini dhe Edita kanë qenë shumë të rezervuar. Çifti deri më sot kanë publikuar imazhe të ndryshme të vajzës por, në asnjërën nuk e kanë shfaqur fytyrën e Bellës, shkruan rtv21.

Njësoj ka vepruar edhe në postimin e fundit që, Edita e bëri në rrjetin social.

Ajo ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet se si po argëtohet me Bellën, e cila duket se është rritur shumë.

SHPËRNDAJE