0

Një konflikt mes bilbilave të Mushtishtit ka ndodhur javë me parë.

Në emisionin “Mirage”, Motrat Mustafa flasin për projektin e tyre të fundit që pritet të lansohet së shpejti.

E kjo këngë e tetë motrave do t’i kushtohet nënës, ku në klip është edhe nëna e tyre teksa e këndon një refren të shkurtër.

Meqë projekti kushtuar nënës u publikua pak më herët nga Shyhrete Behluli, motrat Mustafa tregojnë si qëndron e vërteta dhe raportin e tyre aktual.

“Ne këngën e kemi porositur diku ka fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit te Ilir Berani, dhe ai me tha mos e lansoni para vitit të ri se janë disa këngën që janë duke dalë me të njëjtën temë. Ne u dakorduam. Pas takimit më Ilirin ne u takuam me Shyhreten dhe i tregova se për çka. Ne filluam me punu këngën dhe e pamë që në të njëjtën kohë me të njëjtën temë e po ashtu me nënë në klip, ajo e kish lancuar këngën. Tashmë nuk është fjala tek kënga por është zhgënjimi që e morëm, edhe ajo ka të drejtë t’i këndojë nënës së vet dhe ka të drejtë që ta merr nënën në klip, por sigurisht Shyhretes i pëlqeu ideja që ta ketë nënë në klip. Nuk ka të keqe por ne jemi zhgënjyer pak, tema ka mjaftueshëm por kjo më ka zhgënjyer”, ka thënë Sahidja.

“Edhe pse dolëm dhe folëm më Shyhreten, ajo pranoi që kënga e saj të dalë më vonë, në vetëm kur e pamë këngën të publikuar, ndoshta ka qenë interesi i produksionit që kënga të del më herët. Por është zhgënjimi që e merr, dhe ne nuk e kishim bërë”, u shpreh ajo.

Shikoni videon më poshtë për të dëgjuar të plotë bisedën:

https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=ga7uSOC_Tbo

SHPËRNDAJE