
Tiramisu me banane: Kremoze dhe shumë e shijshme, vështirë se mund ta harroni.
Kombinimi i bananes dhe kokosit do t’ju bëjë që sërish ta kërkoni
Përbërësit:
– 4 banane; 500 g djathë maskarpone; kripë sa mund të kapet me gishta; 80 g sheqer pluhur; 3 vezë; 1 paketim sheqer vaniljeje; 2 paketime biskota; ¼ e litrit qumësht kokosi; ¼ e litrit liker kokosi.
Përgatitja:
Tundni vezët, sheqerin, kripën dhe sheqerin e vaniljes dhe shtoni tretjen e shkumëzuar.
Shtoni djathin maskarpone lugë pas luge.
Përzieni qumështin dhe likerin e kokosit dhe në të njomni mirë biskotat.
Radhisni në tepsi apo në gota për desert me krem pastaj bananet e prera në feta.
Shtresa e fundit le të jetë kremi.
Tiramisun futeni në frigorifer që qëndrojë gjatë natës.
Qiteni desertit pluhur kakaoje.