
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot uroi djalin për ditëlindje.
Në ditëlindjen e 20-të të Endritit, ai ka zgjedhur fjalët më të bukura të djalit, përcjell ORAinfo.
Ndër to presidenti kujton kohën e luftës, e në të cilën kohë lindi djali i tij.
“Në kohën më të turbullt dhe më të pamëshirshme të luftës para 20 vjetëve, dita kur ke ardhur në këtë botë Endrit ka qenë për mua dhe Lumen si shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovën tonë. Urime ditëlindjen e 20-të!”- ka shkruar Thaçi./ORAinfo/