0

S’ka qetësi nga tërmetet në Shqipëri. Në këtë vend janë rikthyer sërish sot tërmetet.

Janë rikthyer tërmetet në Shqipëri.

Një lëkundje me magnitudë 5 të shkallës rihterështë regjistruar pak më parë në Durrës

Nuk dihet ende nëse ka dëme.

E plotësuar:

Lëkundjet e tërmetit mëngjesin e sotëm në Ishëm të Durrësit, fatmirësisht nuk kanë sjellë dëme materiale por kanë shqetësuar qytetarët.

Qytetarët në Durrës e kanë përballuar mirë situatën dhe nuk janë panikosur. Si duket ata janë mësuar me paslëkundjet që kanë shoqëruar vendin tonë që nga tërmeti i fortë i vitit të kaluar. Sakaq nuk raportohen dëme materiale në këtë zonë.

Në qytetin e Krujës pati panik nga qytetarët pasi shumë pallate dhe godina të dëmtuara vijojnë të jenë në këmbë. Fatmirësisht as në këtë zonë nuk pati dëme.

Lëkundjet janë ndierë edhe në Lezhë. Më shumë janë dëgjuar në zonën e Kurbimit. As në këtë zonë s’ka demë sipas raportimeve paraprake. Qytetarët janë shqetësuar sepse ka ende godina të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar.

SHPËRNDAJE