0

Para pak çastesh janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë.

Tërmeti është regjistruar edhe në faqen botërore ku publikohen të dhënat për lëkundjet e tokës.

Magnituda e tërmetit është 4.8, ndërsa epiqendra e tij është në Gostivar të Maqedonisë Veriore.

Lëkundjet janë ndier edhe në Serbi, Bullgari, Mal të Zi, Shqipëri.

Tërmet ka pasur edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, i cili po ashtu kishte magnitudën 5.0 dhe me epiqendër në Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për të lënduar e as dëme materiale.

SHPËRNDAJE