0

Torta me tri shije është një tortë e përbërë prej tri shtresave dhe shijeve të veçanta që ju shtyen ta përgatitni si një ëmbëlsirë të veçantë për mysafirë.

Përbërësit:

5 l qumësht; 6 pudinga vanilje; 18 lugë sheqer; 500 gr margarinë; 500 gr sheqer pluhur; 300 gr kokos; 300 gr arra të bluara; 300 gr biskota të bluara; 2 qese krem pana.

Përgatitja:

Së pari përziejmë margarinën me sheqerin pluhur derisa të bëhet një masë kremoze, kurse nga 1.5 l qumësht ndajmë 2 gota qumësht të ftohët në të cilën do të tretim pluhurin e pudingave, deri sa pjesën tjetër të qumështit e vlojmë me sheqerin. Pudingat e ziera dhe të trashura i largojmë të ftohen tërësisht dhe pastaj i përziejmë me kremin nga margarinat e rrahura me sheqerin pluhur.

Përziejmë me mikser ngadalë që të homogjenisohet kremi, të cilin e ndajmë në tri enë veçmas me sasi të barabarta. Në njërën enë qesim biskotat e bluara dhe i përziejmë, në enën e dytë qesim arrat e bluara dhe i përziejmë dhe në enën e tretë qesim kokosin dhe poashtu e përziejmë.

Më pas në një kallëp të mbyllur me alufolie qesim shtresën me biskota dhe e rrafshojmë mirë me lugë. Pastaj qesim shtresën me kokos dhe në fund shtresën me arra të bluara.

Dhe krejt në fund dekorojmë me krem pana (shllag) të tundur sipas udhëzimeve në qeskë dhe kështu torta me tri shije është e gatshme për servim.

Ju bëftë mirë!

SHPËRNDAJE