0

Ramiz Krasniqi, avokati Skënder Krasniqit, deklaron se klienti i tij i ka thënë se v’rasja e Albertit ka qenë aksidentale, me armën e këtij të fundit e cila ishte pa leje.

Pas tragjedisë, babai i të ndjerit ka qenë në gjendje të rëndë emocionale, gjatë këtyre ditëve ai është mbajtur me qetësues, mirëpo tani është pak më mirë, tregon avokati Krasniqi për Gazetën Express.

Sipas avokatit, në vendin ku ka ndodhur kr’imi ka pasur kamera dhe pamjet janë tërhequr nga policia.

Por, ai thotë nuk e di nëse kamerat kanë qenë funksionale.

I pyetur se çfarë ka deklaruar familja para policëve hetues dhe prokurorëve, avokati i Skënderit tha se nuk ka informacione.

“Unë nuk e di së çka kanë deklarua familjarët, por e di që v’rasja është aksidentale, ashtu më ka thënë Skenderi. Tani ta shohim se çfarë po flasin pamjet e kamerave. Me gjasë ka pas kamera, i kanë tërheq policia, por tash a kanë qenë funskionale a jo nuk e di se nuk e kam pa atë pjesë. Ajo pjesë ka qenë me kamera, por nuk e di e di që policia ka shku dhe besoj që i kanë tërheq”, tha Ramiz Krasniqi.

Tutje, avokati deklaroi se Skender Krasniqi ka qenë në gjendje të rëndë emocionale, por tani është pak më mirë.

“Edhe sot jam taku me Skendërin, është pak më mirë, e falënderojmë stafin e burgut i kanë nejt shumë gati, ai kur e ka ndonjë krizë i japin ndonjë qetësues dhe në krahasim me ditën kur është caktu paraburgimi ai është më mirë”.

Po ashtu, avokati tregoi se babai i Albertit nuk ka deklaruar asgjë para prokuroroëve pasi është mbrojtur në heshtje.

“Skenderi është mbrojtur në heshtje, s’ka ndeklaru asgjë. Vetëm mu kur më ka thirrë më ka thënë Ramiz me dorë aksidentalisht më ka kërsit alltia, sepse alltia ka qenë e Albertit”, tha ai.

Ai shtoi se arma që e kishte blerë tashmë i ndjeri, Alberti, ka qenë pa leje.

“Arma pa leje ka qenë, nuk e di kur e ka ble Alberti armën”.

I pyetur nëse ka kontakt me familjarët e tjerë të Albertit, avokati Krasniqi tha se ka kontakt me vëllain e të ndjerit dhe se familja tani është në gjendje më stabile.

“Me vëllain e tij kam kontakt, tani familja është në gjendje më stabile, ta shohim çfarë po ndodh këto ditë”, përfundoi avokati.

Albert Krasniqit iu dha lamtumira e fundit në prani të shumë familjarëve, miqve e qytetarëve, gjatë ditës së enjte, në varrezat e Prishtinës.

V’rasja e Albert Krasniqit, që dyshohet se u krye nga babai i tij, tronditi kryeqytetin. Krasniqi ishte i njohur për shkak të miqësisë së tij me personazhe të estrades, martesës me ish-missin e Kosovës dhe si djalë që rridhte nga një familje afaristësh.

Po atë ditë edhe axha i të ndjerit, Ismeti ka delaruar se v’rasja ka qenë aksidentale.

“Alberti u godit me plumb në gjoks, me gruan janë ndarë disa herë, armën e bleu vetë”, versioni i familjarit se si ndodhi tragjedia.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim Skënder Krasniqit, në drejtim të veprave penale “V’rasja e rëndë”dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

SHPËRNDAJE