0

Nora Istrefi është një nga këngëtarët më të dashura për publikun.

Ajo shpesh ka sjell risi si në muzikë, ashtu edhe në pamje.

Derisa jemi në pritje të bashkëpunimit me Erën, Nora Istrefi i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale.

Këngëtarja e popullarizuar këto ditë ka bërë një set fotografik dhe fansat e kanë pëlqyer.

Në imazhet e para, ajo ka pozuar me fustan të ngushtë duke vënë në pah linjat e trupit të saj.

Ndërsa në pozat tjera, Nora ka ardhur sportive me tuta të kuqe dhe duket për mrekulli.

“Të gjitha mendimet e mëdha janë konceptuar duke ecur”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Ndryshe, duetin me motrën e saj me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, me titull “Nuk e di”, Nora do ta publikojë më 19 prill.

SHPËRNDAJE