Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shyhrete Behlulit është një nga këngëtarët më aktive të estradës shqiptare.
Ajo vazhdimisht për ndjekësit e saj i ndan projektet e reja muzikore dhe momentet nga mbrëmjet e ndryshme. Por, në profilin e saj gjithashtu nuk mungojnë as fotografitë nga jeta private e saj.
Së fundmi, Shyhretja ka publikuar një fotografi të bukur, në të cilën shihet duke e mbajtur në duar nipin e saj, Matinin, shkruan rtv21.
“Me zemrën tem”, është mbishkrimi që këngëtarja e ka lënë poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.
Ndryshe, ”Cika e hasretit” është projekti i fundit muzikor që Shyhrete Behluli ka sjellë në bashkëpunim me vajzën e saj, Engjëllushën. Kjo këngë ka arritur mbi 4 milionë klikime.