0

Këngëtares shumë të dashur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli po i zgjerohet familja.

Ajo është bërë sërish gjyshe, përcjell ORAinfo.

Vajza e saj, Njomza ka lindur sot djalë. Kjo e ka gëzuar pamasë këngëtaren Behluli, e cila e gëzimin e saj e ka ndarë me fansat e saj.

Përmes publikimit të një fotografie, aty ku shihet një zemër bojë qielli këngëtarja jep lajmin e madh për lindjen e nipit.

“Sot ma fali Zoti edhe nje nip. U gzofte cdo shtepi qysh jemi gezu na”, ka shkruar Shyhretja. /ORAinfo/

SHPËRNDAJE