0

Shyhrete Behluli është një prej këngëtareve më të pëlqyera të muzikës popullore tash e sa vite.

Kënga “Kthema Zot” e kënduar nga këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli tanimë është publikuar në një version krejtësisht ndryshe.

Kjo falë producentit të njohur shqiptar, Cricket, i cili ka vendosur ta bëjë remix hitin e kahershëm të këngëtares. Remixi mbanë titullin “Kthema kohen” dhe është në bashkëpunim me Numen, përcjell rtv21.

Kënga në pak orë ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, duke përgëzuar që e kanë rikrijuar një këngë të tillë.

Siç duket ky remix i pëlqeu edhe vetë Shyhrete Belhulit, pasiqë ajo vendosi ta shpërndajë këngën në profilin e saj.

SHPËRNDAJE