0

Ajo u bë e njohur në vendin tonë për zërin e saj tejet të veçantë.

Shkurte Gashi është këngëtarja që po bën gjithnjë e më shumë bujë në skenën muzikore kosovare, shkruan ORAvip.

Ajo javë me parë u bë nënë për herë të parë. Edhe pse në asnjë postim nuk e ka bërë të ditur se është bërë nënë e as nuk e ka publikuar asnjë foto të djalit të saj.

Mëgjithatë, Shkurta ka nisur të bëhet aktive në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi ka bërë një gjest për tu duartrokitur.

Kjo pasi këngëtarja ka shpërndarë një foto me të dhënat e një një personi për të cilin po kërkohet ndihmë për t’i mbledhur paratë për ta shëruar jashtë vendi, pasi vuan nga leukemia. /ORAvip/

SHPËRNDAJE