0

Shkurte Fejza është ndër këngëtaret më të njohur të muzikës popullore dhe një nga më të pëlqyerat e këtij zhanrri.

Ajo kohëve të fundit ka qenë në fokus të mediave rozë.

Kjo për faktin se këngëtarja ka martuar vajzën e saj, Gresën dhe që nga kanagjegji e deri te dasma, publiku ishte i interesuar për çdo detaj. Ani pse ka kaluar një javë nga dasma, si Gresa ashtu edhe Shkurte Fejza dhe vajzat e saj po publikojnë kohë pas kohe fotografi nga kjo ndejë, shkruan rtv21.

Së fundi, Shkurte Fejza ka publikuar një fotografi me këngëtaren e mirënjohur, Mihrije Braha dhe krahas fotografive ka vënë mbishkrimin “Me miken time, Mihrijen”.

Të dy artistet duken mjaft elegante. “Nana përcjell vajzën” është bashkëpunimi i fundit mes Gresës dhe Shkurtes. Kjo këngë është kënduar për herë të parë në kanagjegjin e Gresës, ndërsa është publikuar me videoklip pas kanagjegjit.

SHPËRNDAJE