Astronomët kanë zbuluan bashkimin mes dy vrimave të zeza binare, që ndodhi para nëntë miliardë vitesh.
Ngjarja besohet se ka qenë një ndër kataklizmit më të mëdha hapësinore, ndërsa është zbuluar nga shenjat që ka lënë në hapësirë dhe kohë, të njohura si valët gravitacionale, transmeton Telegrafi.
Ky fenomen qiellor, e shkaktoi një vrimë të zezë masive, 80 herë më të madhe se Dielli. Ngjarja që ndodhi para nëntë miliardë vitesh, i është afruar Tokës para një vitit, ndërsa shenjat janë parë në këtë vit.
Faktikisht, valët gravitacionele e detektuan ngjarjen me efekt enorm, derisa po kalonte nga planeti ynë më 29 qershor të vitit të kaluar.
Por, gjithçka u vërtetua në gushtin e këtij vitit, kur u gjetën shenjat e tri vrimave të zeza me përmasa shumë më të vogla. Bashkimi i këtyre dy vrimave të zeza, e ngrit në dhjetë gjetjet e këtyre fenomeneve në tri vitet e fundit.
Ekipi ndërkombëtarë, që përshinë një numër të madh shkencëtarësh nga Australia, është udhëhequr nga Susan Scott e cila e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës, duke hulumtuar me valët gravitacionale. Profesoresha ka pranuar se kjo gjetje, u ka dhënë shumë pytje kërkuesve hapësinorë.
Gjithnjë sipas Scott, kjo është gjetja e parë e dy vrimave të zeza që kanë lëvizur me shpejtësi të madhe, si dhe ngjarje që ka ndodhur në largësinë më të madhe ndonjëherë.