
Sara flet për herë të parë për procesin e lindjes.
Janë bërë gati dy muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë.
Që nga atëherë, Poem Blu, është bërë një ndër fëmijët më të komentuar, sidomos në rrjetet sociale.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/sara-hoxha-ben-sikur-i-plasin-ujerat-ledri-pre-e-kameres-se-fshehur”]
Adhuruesit e Sarës dhe Ledrit vazhdimisht kërkojnë detaje nga dyshja për vajzën, përditshmërinë e tyre si prindër të rinj, domethënien e emrit të veçantë, e shumë të tjera.
Sot, Sara nëpërmjet InstaStory-t u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj. Ajo ka treguar se vajzën e ka lindur në mënyrë natyrale, pas një procedure të gjatë dhe se atë e ushqen me gji.
Sara poashtu ka ndarë edhe disa imazhe të vajzës dhe barkun e rrumbullakosur, teksa ka zbuluar se gjatë periudhës së shtatzënisë ka shtuar rreth 23-24 kilogramë.
Kujtojmë se rreth 3 muaj më parë, Ledri ka publikuar dhe një këngë dedikuar vogëlushes. “Si baba” përcjell ndjesitë që reperi ka përjetuar, që kur mori vesh se do të bëhet baba.