
Pasi zyrtarizoi lidhjen me Beartin, nuk përfundojnë lajmet e këqija për Tea Trifonin.
Tea Trifonit i është mbyllur llogaria në YouTube.
Ajo ka mbyllur edhe llogarinë e saj në Instagram.
Para se të bëhej publike lidhja me ish-konkurrentin e Përputhen, 21 vjeçarja numëronte 528 mijë ndjekës në Intagram.
Me daljen e fotove me Beartin, ndjekësit u shtuan në 531 mijë.
Por sapo ajo sqaroi gjithçka, të zhgënjyer dhe me thirrjet e shumta, Tea humbi shumë prej tyre.
Para se llogaria e saj të mbyllej, ajo kishte 485 mijë ndjekës në Instagram.
Gjithashtu, është mbyllur kanali i saj në TouTube. Tea hapi kanalin e saj në Youtube, ku publikoi një video 9 minutëshe duke sqaruar të vërtetën e saj.
Ajo akuzoi produksionin e Përputhen për arsyen se ajo doli çift me Andin nga ky program.