
Roberti ka treguar se si u arrestua në Gjermani dhe iu ndalua për 10 vjet udhëtimi në Evropë.
Robert Berisha është emër shumë i komentuar si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.
Së fundi, këngëtari u komentua për një romancë me modelen italiane Maria Bove, me të cilën u pa në momente intime.
Roberti ishte i ftuar në një intervistë për “Prive”, ku rrëfeu momentin kur përfundoi në pranga tek autoritetet gjermane.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/nora-istrefii-mp4″]
Ai tha se kjo ndodhi kur ishte 17 vjeç dhe bashkë me grupin Ilirët dhe disa këngëtarë kishin udhëtuar për koncerte në Gjermani.
Atje qëndruan tre muaj, ndërsa nuk e dinin se viza e tyre ishte e vlefshme vetëm për dy javë.
“Kemi qenë një turne tre mujor me 60 koncerte në krejt Gjermaninë edhe një organizator (mos t’ia përmendi emrin), krejt i ka bërë në rregull veç sendin kryesor nuk e ka bërë në rregull: I kemi pasur vizat për dy javë, dhe kur u ndalëm në një pompë benzine, ne krejt merrnim gjëra dhe organizatori paguante, edhe ai qe punonte aty e ka vërejtur edhe ka thënë me vete: ‘Ky i ka marrë këta në të zezën ashiqare’, edhe ka njoftuar policinë dhe ka ardhur policia na ka fut në burg, edhe aty e kemi marrë vesh se i kemi pasur vizat për dy javë”, ka rrëfyer ai.
Kjo gjë ndikoi që Roberti të mos udhëtonte në Evropë për 10 vite.