0

Bashkëshortja e këngëtarit, Blero, Afrona Dika së fundmi ka dhënë një intervistë për “Prive”.

Ajo ka folur rreth jetës profesionale, por nuk ka lënë prekur edhe jetën e saj personale.

Ndër datat më me rëndësi mbetet martesa e saj me këngëtarin Blero, i cili para Afronës ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi dhe së bashku kanë një vajzë të quajtur Tara.

E pyetur për raportin qe ka me ish-bashkëshorten e Bleros dhe vajzën e tij, Afrona tha se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe se gjithçka erdhi nga edukata familjare dhe respekti i ndërsjellë mes palëve.

“Familja më ka rritur me një energji shumë të mirë pozitive, edhe unë kur jam lidhur me Blerimin, e kam ditur saktë se kush është ai. Se kur lidhesh me dikë, duhesh me ia ditë krej çfarë ka? A ka qenë i martuar? A ka fëmijë? Krejt duhet të ia pranosh po nëse nuk ia prano kjo lidhje nuk funksion. E përderisa unë prej vetes e kam treguar respektin dhe dashurinë që e kam normal që ajo kthehet. Unë mendoj që çfarëdo që bën në botë të kthehet, kështu që gjithmonë nuk e kam parë as si konkurrencë, e as fëmijën si pengesë, por përkundrazi gjithmonë e kam ditur se kush është dhe normal kam shumë komplimente edhe ndaj Teutës që ka ndikuar pozitivisht ndaj vajzës edhe ndaj meje”, ka thënë Afrona.

SHPËRNDAJE