Robert Berisha, është një figurë shumë e dashur për publikun.
Lidhja e tij me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, bëri bujë të madhe duke u bërë pothuajse pjesë e çdo lajmi, shkruan ORAinfo.
Ani pse ata u martuan e patën një jetë të lumtur, dashuria e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë.
Por, nga ajo marterë dhe dashuri e tyre lindi gjëja më e rëndësishme e tyre, vajza, Rene.
Çifti ani pse i ndarë, janë kujdesur që gjithmonë asaj të mos i mungojë asgjë, e sidomos dashuria prindërore.
Roberti, së fundmi ka shpërndarë një vuideo nga vetura së bashku me vajzën e tij, ku shihen duke udhëtuar.
Destinacioni i tyre edhe pse nuk dihet, megjithatë që të dy shihen të lumtur.
Ndryshe, Robert Berisha, pak muaj që e ka bërë zyrtare lidhjen e re.
Ai duket se që një kohë është në një romancë dashurie me bukuroshen e quajtur, Laureta Maqedonci.