Robert Berisha bën një veprim interesant, duke intervistuar ish-bashkëshorten e tij.
Pas kaq shumë kohësh që prej ndarjes, Robertin dhe Norën do i shohim sërish bashkë në ekran.
Nora do të jetë e ftuar në një nga puntatat e emisionit të Robertit “Robi plaket kur don vetë”.
Roberti ishte së fundmi i ftuar në emisionin radiofonik “Live from Tirana”, ku ka zbuluar se do të ftojë dhe Norën në emision, edhe pse ajo nuk i ka shumë qejf intervistat.
Kjo do të jetë një intervistë e veçantë pasi intervistat e Norës janë shumë të rralla e për më tepër këtë herë do të intervistohet nga ish-bashkëshorti.
“Patjetër që do jetë në emisionin tim. Ajo nuk i ka qejf shumë intervistat dhe përton edhe me fol. Ka prit të shoh një herë emisionin nga ekrani dhe shpresoj të vijë shumë shpejt”, u shpreh Roberti duke treguar se ai aktualisht është single se është fokusuar te puna.