0

Rina Balaj vlerëson publikisht të dashurin e saj, reperin nga Greqia, Sin Boy.

Tashmë bëhen dy vite që nga koha kur Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën nuk u munduan ta mbanin të fshehtë nga publiku.

Në një postim në Instastory këngëtarja ka publikuar Sin Boy, i cili shfaqet duke kërcyer teksa dëgjon projektet e tij të reja.

Për Rinën, Sin Boy është personi më punëtor që njeh, të cilin sot e ka gjetur plot energji sapo ka hapur sytë në mëngjes.

“Zgjohem kështu çdo ditë! Ai është personi më punëtor që kam takuar ndonjëherë. E ka përfunduar albumin e tij në 5 ditë.” shkroi Rina duke vlerësuar publikisht partnerin e saj.

Rina tregoi se kjo ishte pamja e mëngjesit, e cila nuk e ka kursyer një dedikim romantik për personin e zemrës.

SHPËRNDAJE