0

Është një nga ëmbëlsirat shumë e dashur për të gjithë, sidomos për fëmijët. Kjo lloj ëmbëlsire është e njohur sidomos në Amerikën Latine dhe thuhet se e ka zanafillen nga atje.

Përbërësit:

– 6 vezë; 200 gr miell; 200 gr sheqer; Pak vanile pluhur.

Përbërësit për krem:

300 gr qumësht

300 gr pana të freskët

300 gr qumësht i kondensuar (qumësht panda)

Pak karamel

PËRGATITJA E TRILEQES

Së pari i ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë t’i rrahim me mikser këto të fundit (d.m.th. të kuqtë), I rrahim mirë derisa të arrijmë një masë të bardhë me shkumë. Në këtë rast fillojmë të shtojmë me kujdes të shtuar sheqerin e përzier me vanilen.

Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një nga një dhe vazhdojmë t’i rrahim me mikser përsëri.

Pasi janë përzier mirë, fillojmë ta shtojmë miellin me kujdes e ngadalë që të mos bëhen kokrriza. I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërsit të bëhen homogjen.

Masën e homogjenuar e hedhim në një tepsi të lyer me gjalpë.

E pjekim në furrë me temperaturë 180°c përreth 25-30 minuta.

Pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet pak, më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet nga të dy anët me një thikë.

Në një enë e shtojmë qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, I trazojmë bashkë derisa ky i fundit të shkrihet komplet.

Pastaj hedhim panën në tavën ku kemi pjekur pandispanjën.

Tani vendosim sipër pandispanjën, mbi të hedhim përgatitjen e qumështit si dhe sipër shtojmë karamel sipas dëshirës mundeni të hedhni edhe çokollatë të shkrirë.

Vendosim ëmblësirën në frigorifer për disa orë para se ta servojmë.

Më pas e prejmë në katrorë të vegjël sipas dëshirës.

SHPËRNDAJE