Raporti në mes të Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit është shumë i përfolur këtë kohë në media e në publik.
Këngët që të dyja palët bënë për nënat e tyre u bënë ‘mollë sherri’ për këtë raport, përcjell ORAinfo.
E sot, këngëtarja Shkurte Fejza ka qenë e ftuar në emisionin Mirage e në të cilin është pyetur për Motrat Mustafa.
Ajo ka thënë se dueti i tyre është dueti më i mirë në të gjithë shqiptarinë.
Kujtojmë që Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli ende vazhdojnë të mos flasin./ORAinfo/