0

Serialet turke e kanë pushtuar Kosovën.

Seriali turk “Beni Affet”, apo siç përkthehet në shqip ‘Më Fal’, është njëri ndër serialet më të shikuara në trojet shqiptare.

Ky serial ka marr vëmendjen e publikut për shkak të temës që trajton, dhe shikohet thuajse nga secila moshë.

Frikë, emocion, dashuri e sekrete të shumta, i shoqërojnë protagonistët gjatë tërë kohës, shkruan rtv21.

Numri i madh i aktorëve, dhe larmia e roleve të tyre të cilët kalojnë shumë veshtersi e bënë më të veçantë këtë serial.

Në Turqi ky serial ka filluar në vitin 2011 dhe deri tani ka shumë aktor që janë larguar nga ky serial, por, vendin e tyre shumë shpejt e zëvendësuan aktor tjerë, të cilët u pëlqyen shumë nga shikuesit e këtij seriali.

Më poshtë mund t’i shihni disa momente që ndodhin gjatë kohës sa janë duke xhiruar.

SHPËRNDAJE