0

Ledri Vula dhe Sara Hoxha po vijnë në Prishtinë për herë të parë bashkë me vajzën e saj sapo të lindur, Poem Blu.

Ata janë fotografuar në aeroportin e Hamburgut, derisa po presin për të hipur në aeroplan.

Çifti kishte shkuar në Gjermani pak javë para se Sara të lindte, kështu Gjermania duke u bërë vendlindja e Poem Blu.

Mirëpo, vogëlushja gati dy muajshe tashmë shumë e famshme, po vjen në Kosovë për të takuar gjyshen dhe gjyshin e saj, të cilët nuk i ka takuar akoma.

Sigurisht se pandemia ka ndikuar në mos bashkimin e familjes deri në këtë kohë, por do të shohim gjatë ditëve në vazhdim shumë postime të vizitës së saj në Kosovë.

Përveç fotografisë së dërguar nga lexuesit, Sara vetë ka publikuar disa video ku shihet në aeroport, duke buzëqeshur dhe shumë të lumtur.

SHPËRNDAJE