0

Këngëtarja e njohur kosovare, Gjira Kajtazi ka zbuluar gjininë e foshnjës pas lajmit se është shtatzënë për herë të dyte.

Rep-artistja Gjira Kajtazi pas publikimit të një fotografie të fundit në Instagram ka zbuluar gjininë e foshnjës.

Gjira edhe më herët kishte publikuar imazhe me barkun a fryrë mirëpo nuk kishte treguar gjininë e fëmijës ende, shkruan lajmi.

Ndërsa kësaj radhe ajo dukej mjaft e lumtur për të dhënë lajmin se do të sjellë në jetë një vajzë duke thënë se do të jenë shoqet më të mira.

“Kjo më duket kaq e pavërtetë. Mezi pres të takoj vajzën time të vogël.. Shpresoj se do të jemi shoqet më të mira dhe nuk do të ndihesh e bezdisur ose të zënë ngushtë nga unë para miqve të tu për faktin se kurrë nuk do të veproj si një “nënë tipike” …. por të lutem mos sill djemë në shtëpi .. babi do të na vrasë …”, shkoi Gjira.

SHPËRNDAJE