0

Treni në Zvicër godet për vdekje 15 vjeçarin nga Kosova.

Si pasojë e një aksidenti ka vdekur një 15 vjeçar nga Kosova që jeton në Zvicër.

Burime të IndeksOnline mësojnë se i riu është Ardian Ramadani dhe u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Gjithashtu mësohet se ai është djalë hastreti, i cili ka lënë pas edhe dy motra.

Familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës dhe janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta.

SHPËRNDAJE