0

Një 16 vjecar nga Vitia është bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19 në Kosovë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ai ka thënë se pacienti, që ka shkuar në spital që 10 ditë, ka pasë edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Pacienti ka ardhur që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit, ndërsa edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai.

SHPËRNDAJE