Personi që u privua nga jeta në Prishtinë kishte plagosur Noizyn.
Albert Krasniqi dyshohet se është v’rarë sot nga babai i tij.
Edhe pse nuk dihen motivet që kanë quar deri të ngjarja e rëndë, mediat raportojnë se dorasi dhe viktima janë babë e birë.
Ndërsa, Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës.
Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .
Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur.
Ndërsa, Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.
Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.
Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.