
Gresa Behluli është vajza e këngëtares së mirënjohur, Shkurte Fejzës.
Pasi u martua, ajo ka vendosur që t’i shesë të gjitha fustanet e saj të nusërisë dhe paratë e fituara t’i japë për bamirësi, përcjell ORAinfo.
Gresa po i prezanton për çdo ditë fustanet që i ka hedhur në shitje dhe duket se puna po i ecën mbarë.
E të njëjtin veprim do ta bëjë edhe nëna e saj, Shkurta e cila poashtu ka vendosur t’i shesë fustanet e saj./ORAinfo/