
Këngëtarja e njohur, Fifi është shtruar në spital.
Gjatë ditës ka qarkulluar një foto në rrjetet sociale e këngëtares kosovare, Fifit, e cila ka shqetësuar të gjithë fansat e saj.
Në foton e postuar nga Fation Kuqari, këngëtarja shihet e shtruar në një krevat spitali, pa ndjenja dhe e rrethuar nga aparatura të cilët i masin rrahjet e zemrës, përcjell ORAvip.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/fifi-mp4-3″]
Fationi nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër se çfarë ka ndodhur me Fifin, por ne dyshojmë se e gjithë kjo mund të jetë skenë e ndonjë projekti të tyre.
E tani këngëtarja ka publikuar disa foto ku shfaqet duke shëtitur rrugëve të Tiranës.
E veshur me shumë stil, Fifi po duket në gjendje të mirë shëndetësore dhe duket se fotoja nga Spitali ka qenë për projekte muzikore. /ORAvip/