0

Xhensila Mytezaj është një nga femrat më seksi shqiptar, e cila mbi të gjitha vlerësohet për thjeshtësinë e saj dhe bukurinë natyrale.

Këtë thjeshtësi në dukje, këngëtarja shqiptare nuk heziton që ta tregojë herë pas here në postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe në një imazh të hedhur sot në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga mbi 1 milion ndjekës, ajo ka ardhur joshëse, teksa shihet e thjeshtë dhe pa grim.

“Bëje atë që të më bëjë të lumtur”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, rikujtojmë që së fundi Xhensilën e kemi parë në bashkëpunim me Ardian Bujupin, ndërsa aktualisht pjesë më të madhe të kohës ajo dhe Besi po ia dedikojnë vajzës së saj, Ajka.

SHPËRNDAJE