0

Shyhrete Behluli është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Ajo me zërin e saj ka bërë për veti breza të shumtë, shkruan ORAvip.

Shyhretja është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

E në kohën kur organët e shëndetësisë po bëjnë thirrje për vënie të msakave për ta ruajtur shëndetin nga infektimi me koronavirus, Shyhretja duket se nuk po e ka fort dert.

Ajo është shfaqur sot pa maskë rrugëve të kryeqytetit.

E rregulluar bukur dhe e veshur me pallto të gjatë e të kuqe, Shyhretja po duket një zonjë e vërtetë. /ORAvip/

SHPËRNDAJE