Vajza e Shkurte Fejzës këtë javë do të martohet.
Organizimi ishte i madh ku morën pjesë një numër i madh i këngëtarëve të estradës, por jo edhe kushërina e burrit të saj dhe mikja e Shkurtës, Shyhretja me të cilën ato edhe nisën karrierën nga Mushtishti
Bijat e Mushtishtit duket se nuk janë ende në gjendje që t’ia shtrinë dorën e pajtimit njëra-tjetrit.
Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli e kishin nisur bashkë karrierën e tyre, gjatë viteve 90’ta ato shiheshin duke kënduar bashkë në çdo koncert, derisa ato lartësonin njëra tjetrën në intervista, ku flisnin për karrierën e tyre të bujshme të cilën e nisën nga ky fshat i Therandës (Suharekës).
Por, duket se ahëngu i fundit familjarë kur Shkurta dhe Shyhretja daton në vitin 2001 ose 2002.
“Herën e fundit kur kanë qenë bashkë në një ahëng familjar, që unë i kam parë, ka qenë me sa di unë viti 2001 apo 2002. Ishte kënaxheqi i vajzës së madhe të Shyhretit, Njomzës (frizere) në ish-hotel Iliria në Prishtinë. Ishte një dasmë modeste dhe e mirë organizuar. Shyhreti bashkë me Shkurtën kanë pritur mysafirët”, ka thënë një person që ka marrë pjesë në këtë ahëng por që nuk ka dashur që të citohet me emër në gazetë.
Kjo i bie që dy bijat e Mushtishtit, të cilat kanë emër të madh në skenën e muzikës sonë nga muzika folklorike, nuk janë parë në një aheng së bashkë për më shumë se 17 vite.
Për një kohë të gjatë, dy këngëtarët veterane kishin arritur që për mrekulli ta mbanin të fshehur nga mediat për disa vite.
Konflikti i tyre ishte parë në martesën e djalit të Shyhretës, ku Shkurta nuk ishte parë në mesin e mysafirëve të ftuar në këtë dasmë.
Ndryshe, Shkurta është e martuar për kushëririn e Shyhretit, Hajrush Behluli.