A e dini çka punonte Mimoza Mustafa para se të takohej me Shkumbin Kryeziun?
Mimoza Mustafa dhe Shkumbin Kryeziu janë njëri nga çiftet tona të cilët pas një pauze që patën u rikthyen prapë në skenën muzikore.
Mimoza Mustafa njihet si njëra ndër këngëtaret tona me një gusto të veçantë.
Vishet e rregullohet deri në detaje, por ajo dikur nuk ishte kështu.
Mimoza para se ta njihte tashmë bashkëshortin e saj Shkumbin Kryeziun, thuhet se ishte vallëtare në produksionin e këtij të fundit.
Ajo shfaqej nëpër xhirimet e viteve të 90-ta, si vallëtare nëpër videot festive që bëheshin atë kohë.
E më pas duket se çifti u lidhën dhe u dashuruan aq shumë sa që si rezultat i dashurisë së tyre kanë krijuar edhe familje.
Vlen të cekim se për Shkumbinin Mimoza është gruaja e dytë, ai kishte një martesë të mëhershmet ku nga ajo martesë Shkumbini i la gruan me dy djem.