0

Këngëtarja Aida Baraku feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet mbush.

Këngëtarja, e cila i dha vulë emrit të saj në skenë gjatë viteve të ’90-ta, Aida Baraku sot feston ditëlindjen e 50-të.

Kur përmendet Aida menjëherë mendja shkon te këngët “Titanik” dhe “Shoqe”, që ishin disa prej hiteve të këngëtares që u pëlqyen nga fansat e saj në atë kohë.

Aida ka vite që nuk është pjesë e skenës, por, përveç se u largua nga skena, ajo po qëndron larg syrit të mediave, larg rrjeteve sociale e çdo gjë që e lidhë me publikun, shkruan rtv21.

Si këngëtare për herën e fundit Aida ishte paraqitur në VFM të vitit 2003 me këngën “Dugi” në bashkëpunim me Armendin.

Edhe pse kishte qëndruar larg mediave ajo vazhdimisht shkruan tekste dhe kompozon këngë për këngëtarë të tjerë të estradës sonë. Ajo gjithmonë është vlerësuar si një person plotë energji dhe me një stil unik. “Leze, Leze” është kënga ndër më të pëlqyerat të Aidës. Me këtë këngë ajo solli një gërshetim të muzikës folklorike me atë modernen, për këtë këngë Aida kishte bashkëpunuar me dy këngëtarët popullor, Tahir Drenica dhe Hashim Shalën.

SHPËRNDAJE