0

Shyhrete Behluli është një nga këngëtarët më të njohura muzikës popullore.

Ajo ka realizuar projektin e parë muzikor me rejën e saj, Leartën.

Me rastin e ditëlindjes së ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës, këngëtarja Shyhrete Behluli bashkë me renë e saj, Learta Jakupin publikuan një këngë dedikim për Pagarushën. Kënga është një gërshetim i muzikës me popullore me atë klasike.

Shyhrete Behluli e ka cilësuar këtë projekt si të rrallë dhe të veçantë. Ajo ka thënë se ideja për këtë këngë ishe e tekst-shkrueses, Nexhmije Muhaxhiri dhe kur ajo i ka propozuar edhe Leartën, Shyhretja e ka pranuar pa hezitim.

“Kam prit gjithmonë të realizoj një këngë të mirë se nuk këndohet çkado për Nexhminë, kur ma dha idenë për Leartën atëherë u ndala edhe më pëlqeu edhe Leartës i pëlqeu shumë.” , ka thënë Behluli në një intervistë për onair, përcjell rtv21.

Shyhretja ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me vajzën e saj, Engjëlluesha Salihun , por që bashkëpunimin me Leartën e ka konsideruar si më të rëndësishmin.

“Ky (bashkëpunim) bëhet një herë në jetë nuk bëhet çdo herë. Këngët e rëndomta bëhen shumë herë, bashkëpunimet bëhen të ndryshme, mirëpo ky bashkëpunim është i rrallë, unë e përgëzoj edhe Leartën që ishte pjesë e këngës dhe besoj që kemi bërë diçka të bukur.”, ka deklaruar Shyhretja.

Në anën tjetër, Learta suksesin e këngës ia ka atribuuar vjehrrës së saj. “Ndoshta edhe kjo është arsyeja pse po i thyen rekordet se jam bashkë me mamin.”, ka thënë ndër tjerash Learta.
Ndërkohë ajo ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me kunatën e saj Engjëllusha Salihun. “Besoj se edhe me Engjin do të kem një bashkëpunim por të tipit të tillë së këtë më mamin që e bonëm. të ndërthurur muzikën popullore bashkë me atë që unë e këndoj muzikën klasike.”, ka treguar Learta Jakupi.

Kënga “Për ty Nexhmije” është publikuar me 7 maj, është e vizuealizuar edhe me klip në të cilin paraqitet edhe Nexhmije Pagarusha. Ndërsa deri më tani kënga ka arritur afër 800 mijë klikime. /rtv21

SHPËRNDAJE