0

Pak ditë më parë, Albert Krasniqi i cili dyshohet se u v’ra nga babai i tij, Skënder Krasniqi i ka dhënë fund martesës me ish-miss Kosovën, Besa Gashi.

Pas disa vitesh martesë, çifti kishin vendosur të ndahen nga njëri-tjetri.
Ata po ashtu i larguan edhe të gjitha fotografitë që i kishin së bashku nga rrjetet sociale.

Dyshja në fjalë kanë pasur një krizë të thellë martesore edhe tri vite më parë, por kishin vendosur t’i japnin edhe nga një shans njëri-tjetrit.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Albert Krasniqi raportohet se ishte i kërkuar nga Policia për dhu’në në familje.

Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.

Postimi i fundit që Albert Kransiqi bëri në rrjetin social Instagram

Albert Krasniqi dyshohet se u v’ra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Vendi ku dyshohet se u krye v’rasja

Babai i viktimës, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer akti.

“Ejani se e v’rava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit.

SHPËRNDAJE