0

Pas problemeve shëndetësore, “bëhet e gjallë” Neslihan Atagul.

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagul para një muaji njoftoi se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar për shkak të një problemi me zorrë.

E kjo sëmundje e detyroi të shtrihet në spital si dhe ta ndërpresë punën e saj. Aktorja ishte e angazhuar si protagoniste në serialin “Sefrin Kizi” , ku luante përkrah aktorit të njohur Engin Akyurek, shkruan portali rtv21.
Para pak ditësh ka njoftuar se gjendja e saj shëndetësore është përmisuar. Ajo aktualisht është duke pushuar dhe këto ditë po i shijon pranë bashkëshortit të saj aktorit, Kadir Douglu.

Sot bukuroshja turke e cila zemrat e shqitparëve i rrëmbeu me rolin e Nihanit në serialin “Kara Sevda” i cili është është transmetuar edhe në RTV21, ka postuar fotografi në rrjetet sociale ku tregon se po kalon ditë të mira bashkë me burrin e saj të cilin e ka quajtur “Hero K”.

Kujtojmë se Tuba Buyukustun e ka zëvëndësuar Atagul në serialin “Sefrin Kizi”, jo në rolin e “Narës” që e luante Neslihan, por në një personazh tjetër “ Mavi”.

SHPËRNDAJE